Aksioni i policisë, hapen 10 raste për marrje me prostitucion – mbi 20 të arrestuar

Aksioni i policisë, hapen 10 raste për marrje me prostitucion – mbi 20 të arrestuar

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët – JAD SEE 2024”.

Nga ky aksion janë hapur 10 raste për marrje me prostitucion dhe janë arrestuar 21 persona të dyshuar.

Arrestimet u bën në kuadër të kontrollimit të  125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë Kosovën.

Gjithashtu  janë sekuestruar 73 dokumente të shtetasve të huaj, njëri prej të cilëve rezultoi me urdhër arresti dhe iu dorëzua autoriteteve për procedura të mëtejshme.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me inspektorë të ATK-së, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve tjera relevante, duke u përqendruar në monitorimin e qendrave tregtare, lokaleve dhe hapësirave publike.

Në këtë plan morën pjesë edhe vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare si EUROPOL, FRONTEX dhe INTERPOL. /Gazeta Enigma

Related Articles