Aksioni i policisë në veri ku u konfiskua sasi armatimi, Elshani jep detaje

Aksioni i policisë në veri ku u konfiskua sasi armatimi, Elshani jep detaje

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani ka deklaruar se hetime tashmë janë duke u zhvilluar lidhur me arsenalin e armëve të gjetur në Zveçan.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Elshani ka dhënë detaje rreth operacionit në Zveçan. Ai theksoi se informacioni për arsenalin e armëve ishte pranuar nga Agjensia e Kosovës për Intelegjencë e ishte përcjellur me veprimet e Policisë së Kosovës.

Ai thekson se në interes mbetet viti i prodhimit i disa prej mjeteve të gjetura.

“Informacionin e kemi pranuar nga Agjensia e Kosovës për Intelegjencë e cila e ka dërguar informacionin tek Policia e Kosovës dhe Policia mandej ka marrë masa në pajtueshmëri me ligjin që do të thotë kemi vepru sot, kemi bërë bastisje te një objekt përcjell i një shtëpie, në një lagje në qytetin e Zveçanit ku kemi hasur në armatimin që keni parë. Kemi gjetur katër armë automatike AK47, municon i ndryshëm, garanata të dores të prodhura në vitin 2021,. Mjete eksplozive, uniforma të ndryshme. Për shkak të vitit të prodhimit këto janë në interes për neve. Ne do zhvillojmë një hetim që është duke u zhvillu tashmë nga Hetimet e Krimeve të rënda në Prishtinë…dhe do shohim ku na dërgojnë hetimet. Nuk kemi të arrestuar por kemi një të dyshimtë. Me siguri që më vonë do merremi me të.”, ka theksuar Elshani.

Ky i fundi thekson se përgaditjet për operacionin policor ishin të mjaftueshme e po njësoj ishte numri i zyrtarëve policor. Ndërkaq, Elshani theksoi se në rast nevoje, në gatishmëri intervenimi ishin edhe edhe njësitet e tjera policore.

Se si është gjendja aktuale në veri të vendit, Elshani thekson se ndonëse e njëjta konsiderohet e qetë njëherit varet edhe nga shteti fqinj, Serbia e jo vetëm.

“Gjendja mund të konsiderohet e qetë, zhvillimet politike e diktojnë veprimet tona në terren. Ju e shihni që ne kemi gjithmonë e më shumë kërkesa për asistencë nga agjensionet e ndryshme, është shtrirje e plotë e PK-së në tërë Kosovën, në tërë veriun. Janë aspekte politike që diktojnë se si do të jetë aspeki i sigurisë në veri. Ne konsiderojmë se kjo më shumë varet nga shteti fiqnj, Serbia se a prek pullën për të pasur ndonjë zhvillim”, ka theksuar Elshani.

Krahas kësaj, ai thekson se Policia e Kosovës ka bërë arritje dhe konsideron se mbetet e kënaqur me punën e deritanishme ndonëse thekson se ka ende për t’u bërë.

Related Articles