Në disa zona ka nisur një aksion i madh nga Prokuroria e Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Aksioni po bëhet në disa kompani në rajonin e Pejës nën dyshimet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
Në këtë aksion janë të përfshirë 9 prokurorë.
Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj ka thënë se nga 19 raste të rrezikimit të punëtorëve në vendin e punës, tri kanë përfunduar me fatalitet e në të tjerat punëtorët janë lënduar dhe kanë pësuar dëmtime të përhershme apo të përkohshme.
“Të gjitha këto kanë ardhur si atribut i mos-sigurisë së punëtorëve në vendin e punës dhe rrezikut të tyre në punë. Përgjegjës për këtë janë të gjithë personat të cilët bartin përgjegjësinë në kompanitë kontraktuese të subjekteve ku ata janë të angazhuar, të cilët kontraktojnë punëtorë dhe nuk sigurojnë asnjë mjet pune në kuadër të vendit të punës, ku ata kryejnë punën:, ka theksuar Vuçetaj.
Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokuorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Prokuroria e Pejës është duke zhvillu një aksion të madh, në disa komuna, ka angazhuar 9 prokurorë të shtetit, dhe kryeprokuororen , bashkë me policin e Kosovës dhe institucionet tjera. Aksioni i madh është në zhvillim e sipër”, tha Niqki.