Një aksion i Njësisë së Antidrogës, i zhvilluar të martën në Gjakovë, në kuadër të planit operativ “Kthetra” rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës.
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, teksa i njëjti tashmë është dërguar në mbajtje.
Personi i arrestuar gjatë këtij aksioni është Arjan Tolaj, 29-vjeçar.
Me rastin e kontrollit policor në shtëpinë e tij, është gjetur një sasi e marihuanës, një pershore dhe disa fishekë, që janë konfiskuar si prova lidhur me rastin.
Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet, njofton Sinjali.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.
“Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar: 8.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 3 copë fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.