Aksioni kundër spiunazhit, Fetoshi: Kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë, ka edhe shqiptarë

Aksioni kundër spiunazhit, Fetoshi: Kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë, ka edhe shqiptarë

Arben Fetoshi nga Instituti Octopus sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me aksionin kundër spiunazhit.

Ai u shpreh se ajo çka mund të themi hapur është që numri i tyre duhet të jetë shumë i madh dhe tha se kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë.

“Ajo çka mund të themi hapur është që numri i tyre duhet të jetë shumë i madh. Krahas asaj që mund ta themi me krenari që institucionet tona të sigurisë kanë një performancë të tillë, të suksesshme në neutralizimin e këtyre kërcënimeve, duhet ta themi gjithashtu zëshëm që është shqetësim i madh, për shkak se kjo tregon se kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë dhe potencialisht me numër të madh të infiltrimeve të tjera nga ana e Serbisë”, u shpreh ai.

Fetoshi tha gjithashtu ai kemi parë që ka edhe siç u shpreh ai, “të përkatësisë shqiptare që i shërbejnë agjendave armiqësore të Serbisë”.

“Normalisht qytetarët e përkatësisë serbe, pra hetimi dhe neutralizimi i tyre është më sfidues për shkak specifikave që e karakterizojnë marrëdhënien tonë konfliktuale edhe më tutje me Serbinë, por për fat të keq ne e kemi parë që kemi edhe të përkatësisë shqiptare që i shërbejnë agjendave armiqësore të Serbisë dhe që kjo na bën të kuptojmë që po, duhet të ketë edhe të tjerë, fatkeqësisht dhe prandaj ne konsiderojmë që është e rëndësishme që Republika e Kosovës ta trajtojë me seriozitetin maksimal këtë çështje, në kuptimin e domossoshmërisë së rritjes së investimeve”, tha tutje Fetoshi

Related Articles