Policia norvegjeze sekuestroi 800 kilogramë kokainë të fshehur në kufi frutash.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Norvegjisë, policia norvegjeze realizoi një operacion pasi policia gjermane kapi më 28 mars 1.200 kilogramë drogë në Potsdam.
Në kuadrin e operacionit, policia në kryeqytetin Oslo sekuestroi 800 kilogramë kokainë të fshehur në kufi frutash.
Zëdhënësja e policisë, Grete Lien Metlid, ka njfotuar se operacioni është më i madhi për konfiskimin e kokainës i kryer deri më tani në vend, shkruan Anadolu.
Duke theksuar se është shumë herët për të thënë nëse kokaina ka qenë apo jo për tregun e Norvegjisë dhe nëse Norvegjia është përdorur apo jo si një pikë kalimi, Metlid tha se “Nuk mund të përjashtojmë që ka rrjete më të mëdha të lidhura me Norvegjinë”.
Operacioni i mëparshëm më i madh i kapjes së kokainës në Norvegji është kryer në vitin 2013 dhe në këtë operacion ishin sekuestruar 153 kilogramë kokainë.