Policia e Kosovës të mërkurën ka zhvilluar një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku ka gjetur dhe konfiskuar para të gatshme e aparate të lojërave të fatit, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse, prona të gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimet se të njëjtit kanë zhvilluar lojëra të fatit.
Si prova materiale, policia ka sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitorë, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 euro para të gatshme.
Policia ka arrestuar dy persona, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale”.
“Fsh. Karaqevë, Kamenicë 15.12.2021 – 06:00. Me vendim të Gjykatës, janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse prona të gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit kanë zhvilluar lojëra të fatit, me ç rast si prova materiale janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitor, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 € kesh para. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.