Basri Lenjani, Drejtori i Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Lenjani, ka reaguar pasi i është ngritur aktakuzë se nuk e ka deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).
Përmes një komunikate, Lenjani ka thënë se ka ndodhur gabim tekntik, dhe sipas tij të gjitha mjetet financiare janë legale.
“Ju njoftojë për hirë te korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AAK”, tha ai.
Tutje ka theksuar se Ordinaca e gruas së tij me emrin “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728, moslajmërimi sipas tij është bërë si pasojë e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK.
Lenjani ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e tij dhe këtë thotë se do ta dëshmojë edhe në gjykatë.
“Po ju premtoj dhe garantoj se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit të gjykatës dhe do të dëshmohet pafajësia ime”, u shpreh ai.
“Personalisht, ndjehem i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar”, tha në fund Lenjani.
LEXO EDHE: Aktakuzë ndaj drejtorit të Emergjencës në SHSKUK