Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar dhe mbajtje të armëve

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar dhe mbajtje të armëve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë -Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet T. S, A. B, S. R, F.R  dhe A .Rr., për shkak të dyshimit se të njëjtit aktivisht morën pjesë  në veprimtari kriminale të grupit, raporton Gazeta Enigma.

Të lartcekurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”. ​

Gjithashtu, i akuzuari, A.B., ka mbajtur në pronësi dhe në kontroll, një armë gjahu, dy tytëshe dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. 

Related Articles