Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, i pandehuri dyshohet se ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin I.S., pas një mosmarrëveshjeje lidhur me rrugën pranë shtëpisë së tij. Ai, duke lëvizur me automjet, kishte hyrë në pronën e të dëmtuarit dhe e kishte kërcënuar me fjalët: “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te viktima.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.