Aktakuzë për nxitje të përçarjes ndaj mësimdhënësit që nuk i lejoi simbolet kombëtare në shkollë

Aktakuzë për nxitje të përçarjes ndaj mësimdhënësit që nuk i lejoi simbolet kombëtare në shkollë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Muhamed Hajredinaj, mësues i anglishtes në shkollën “Xhemajl Mustafa” të Prishtinës.

Hajredinaj është akuzuar nga Prokuroria Speciale për “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, për shkak se më 28 nëntor ai kishte larguar simbolet kombëtare nga objekti i shkollës.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Hajradinaj me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që i njëjti të dënohet sipas ligjeve të parapara dhe të njëjtit t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike.

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”
Prishtinë, 24 prill 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit M.H..
Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së.
Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.

Related Articles