Aktgjykimi i Kushtetueses për nënkryetarin serb, Muhaxheri: Duhet të respektohet

Aktgjykimi i Kushtetueses për nënkryetarin serb, Muhaxheri: Duhet të respektohet

Njohësi politik, Arton Muhaxheri, thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të vihen në diskutim dhe ato domosdoshmërisht duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike.

Duke folur për aktgjykimin e Kushtetuesese së nënkretari serb duhet të jetë nga partia më e madhe serbe, e që u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje, Muhaxheri citoi edhe vetë deklaratën e Kurtit, i cili pati thënë se “ai që e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ai që e shkel Kushtetutën është superkriminel”.

“Ky standard do të ishte i vlefshëm edhe tash kur VV është në pushtet”, tha Muhaxheri për Gazetën Enigma.

“Përndryshe, nëse partitë politike, për t’u dukur si patriotike, i shmangen këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mund të futemi në një krizë të re, vetëm pse dikujt nuk po i pëlqen një vendim i organit të vetëm që bën interpretimin ligjor të akteve normative”, u shpreh ai më tej.

Related Articles