Aktivistët e ndërprejnë konferencën e KGJK-së: Shkarkoni gjyqtarët që s’i mbrojtën gratë

Aktivistët e ndërprejnë konferencën e KGJK-së: Shkarkoni gjyqtarët që s’i mbrojtën gratë

Aktivistë për të drejtat e grave e kanë ndërprerë një konferencë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës duke fishkëllyer, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, kreu i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj po fliste për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, me theks të veçantë për rastin e fundit të dhunimit të 11-vjeçares në dy raste, nga 11 persona.

Zogaj tha se “ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë”.

Por një aktiviste e ndërpreu duke thënë se KGJK ka direkt përgjegjësi për mosdënimin meritor të dhunuesve.

“Ju duhet me kërku falje. Asgjë më tepër”, tha aktivistja.

“I shkarkoni gjyqtarët që kanë deshtu me i mbrojtë gratë dhe kaq”, tha ndër tjerash ajo.

Related Articles