Gazetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile përfunduan protestën në përkrahje të “Klan Kosovës”, kundër vendimit për pezullimin e licencës së këtij biznesi.
Pak para fundit, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje penguan protestën, ku njëri prej tyre, nëpërmjet një pankarte kundërshtonte termet “Djakovica, Srbija” e “Pec, Srbija”.
Disa protestues ndërhynë dhe e larguan më pas.
Erion Beqiraj ka shkruar në Facebook se ai mori pjesën në protestën e sotme me këtë parullë. Si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyu atë. Pra, fjala e lirë nuk po i pëlqen këtyre që po thërrasin për ‘fjalë të lirë’”, shkroi ai.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), “Klan Kosova” kishte regjistruar biznesin në emër të Republikës së Serbisë. Kjo ishte mohuar nga televizioni.