Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, disa aktivistë kanë zgjedhur të protestojnë brenda një qendre tregtare në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Në pamjet e siguruara, shihen aktivistët duke protestuar brenda qendrës tregtare si dhe duke shpalosur banerin me mbishkrimin, “Në qendrat tregtare shtypen punëtorët.
1 Maji njihet zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.