Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, vlerëson se protesta e 10 shkurtit e vitit 2007, e organizuar nga kjo lëvizje është një prej ngjarjeve më të rëndësishme pas çlirimit të vendit.
“Ajo shkundi dhe dha një mesazh që situata me Pakon e Ahtisaarit nuk do të jetë në rregull. Edhe sot po i përjetojmë kompromiset e saj”, është shprehur ai në Info Magazine.
Nëse sot Albin Kurti si kryeministër ka ndërruar qëndrim sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Krasniqi ka thënë se nuk beson të ketë ndodhur kjo.
“Është kancer për Kosovën dhe me Kurtin Kryeministër nuk kalon”.
“Gjashtë kushtet e Kurtit janë për t’i thënë “Jo”, “Zajednicës”, është shprehur në fund ai.