Akuza për kanosje ndaj Kurtit, deklarohet Klinaku

Akuza për kanosje ndaj Kurtit, deklarohet Klinaku

I akuzuari Faton Klinaku për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, u deklarua pas seancës së shqyrtimit fillestar.

Klinaku potencoi se nuk sheh ekemente të veprës penale në aktakuzën që rëndon mbi të

Tutje, ai tha se postimi i tij në Facebook, që u bë para dy viteve dhe u cilësua si ‘kanosje’, është akoma në faqen zyrtare të tij sepse ”nuk kam arsye për ta fshirë”, tha Klinaku.

Ai theksoi se postimi i tij në rrjetin social Facebook, i bërë para dy vitesh, vazhdon të qëndrojë online dhe se nuk ka arsye për ta fshirë.

“Ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet. Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje të aktakuzës”, tha Klinaku./GazetaEnigma/

Related Articles