Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier po përballet me akuza të rënda për racizëm nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier.
Galtier u akuzua për shqiptimin e fjalëve raciste në gusht 2021, kur ai mezi kishte qenë në stolin e Nicës për dy muaj.
Lajmin e ka përcjellë gazetari Romain Molina, i cili ka marrë edhe një email të dërguar nga Julien Fournier, ku shprehet fjalë tronditëse për Galtier.
“Më tha se duhet të marr parasysh realitetin e qytetit dhe se nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip. Ai më tha: “Unë shkova në një restorant mbrëmë dhe të gjithë erdhën tek unë dhe më thanë se kemi një ekip të zi”, dhe më pas shtoi: “Julien, duhet të kuptosh qytetin në të cilin jemi. Ekipi ynë nuk e kupton. Përshtaten me atë që njerëzit duan”.
Fournier akuzoi gjithashtu Galtier se u ankua se kishte shumë myslimanë në ekip kur ishte Ramazani.
Pjesa më serioze e emailit është në fund të tij, kur Fournier përshkroi me detaje takimin me John Galtier, djalin e birësuar të trajnerit të PSG-së, i cili është edhe agjenti i tij dhe i cili gjithashtu bëri komente raciste sipas emailit që ai dërgoi.
“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ai më shpjegoi se ky ekip dhe ai nuk mund të vazhdojnë kështu. I kërkova të ishte më konkret që ta kuptoja më mirë dhe ai më tha: “ke bërë një skuadër të poshtër”. I kërkova të ishte më konkret dhe ai shtoi “Ne kemi vetëm zezakë dhe gjysma e ekipit tuaj është në xhami të premten pasdite”. I thashë zotit John Galtier se isha i indinjuar nga komentet e tij dhe i kërkova që të largohej menjëherë nga zyra”, përshkroi në një email ish drejtori sportiv i Nice.
Fournier nuk e ka fshehur se ka pasur një konflikt me Galtierin dhe dikur ka akuzuar indirekt trajnerin aktual të PSG-së, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.
Pas përplasjes së tyre në Nice, Fournier tha: “Nëse i shpjegoj arsyet e vërteta pse ne u grindëm, Christophe Galtier nuk do të hyjë më kurrë në dhomën e zhveshjes, as në Francë dhe as në Evropë”, tha Julien Fournier në atë kohë.
Mediat franceze kanë konfirmuar se emaili i dërguar nga Fournier është autentik, por theksojnë se nuk ka asnjë provë për këtë dhe se Fournier dhe Galtier po flasin kundër njëri-tjetrit.