Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci sonte në emisonin “DPT te Fidani” ka komentuar akuzat për trenin bullgar në zgjedhjet në Mitrovicë.
Ai këto akuza i ka konsideruar aburde, duke thënë se s’është diskutuar kurrë për idenë e abuzimit me votë.
“Për besë është absurde. Nuk është diskutuar kurrë as në Vetëvendosje e as në GUXO-n e Mitrovicës ideja që me abuzu me një votë. Ka ndodhur përpjekja dhe dëshira për ta delegjitimuar votën qytetare edhe vullnetin qytetarë të Mitrovicës”, u shpreh ai.
