Al Kaida, përmes degës së saj rajonale në Gadishullin Arabik, u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që t’i kthejnë shpinën Kupës së Botës.
“Ne paralajmërojmë vëllezërit tanë myslimanë që të mos e ndjekin apo të marrë pjesë në këtë ngjarje”, thuhet në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, ata e kritikojnë Katarin për organizimin e ngjarjes, megjithëse nuk bëri asnjë kërcënim për sulm apo dhunë, shkruan Marca.
Dega me bazë në Jemen e grupit militant Al Kaida dënoi vendin pritës për “sjelljen e njerëzve të pamoralshëm, homoseksualëve, mbjellësve të korrupsionit dhe ateizmit në Gadishullin Arabik”.
Organizatorët e Kupës së Botës, ndërkohë, janë përgjigjur ndaj kritikave për shkeljen e të drejtave të LGBT nga Katari dhe kufizimeve sociale të vendit, duke kujtuar se kushdo, pavarësisht nga gjendja e tij seksuale, raca apo feja, është i mirëpritur në vend.