Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë nga shpërthimi në një qendër stërvitore

Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë nga shpërthimi në një qendër stërvitore

Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në Los Angeles.

Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale, në qendrën e ndodhur në Eastern Avenue. Kjo qendër strehon zyrën speciale të sherifit dhe ekipin kundër zjarreve, përfshirë edhe skuadrën e çminimit.

Sipas burimeve të gazetës Los Angeles Times, shpërthimi ndodhi në momentin kur një ekip çminues ishte duke lëvizur disa eksplozivë. Menjëherë pas shpërthimit, zona është evakuuar dhe forcat e rendit kanë vendosur një mbulesë të madhe për të izoluar vendin e ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë, por shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur. Sekretarja, Pam Bondi e ka quajtur ngjarjen një “incident të tmerrshëm” dhe ka deklaruar se agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të mbledhur informacion të mëtejshëm.

Related Articles