Po raportohet se në Tiranë ka rënë alarmi për bombë në një shkollë.
Sipas raportimeve të A2CNN, alarmi për bombë është dhënë përmes një mesazhi me email, gjë që ka detyruar mësuesit të evakuojnë nxënësit.
Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.
Ndërkohë, ende po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e dërguesve të këtij e-maili kërcënues në drejtim të shkollës.