Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 805 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 219 qytetarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja krahasuar me javët e fundit.
Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 143 në Tiranë, nga 11 në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga një qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë 829 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 75 qytetarë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.663 raste, prej tyre 273.337 janë shëruar, 829 janë aktive, ndërsa luftën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.497 pacientë. /A2