Alarmi për bombë në ambasadën e Ukrainës – i rrejshëm

Alarmi për bombë në ambasadën e Ukrainës – i rrejshëm

Pak orë më parë ishte raportuar për një alarm për bombë në kryeqytetin e Shqipërisë, pranë ambasadës së ukrainës.

Mirëpo një gjë e tillë doli të mos jetë e vërtetë.

Kështu të paktën ka njoftuar Policia e Shtetit.

Sipas këtij njoftimi thuhej se në ora 15:38 është marrë njoftim se në adresën e e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

“Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”, shkruan në komunikatën e policisë.

“Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”. /Gazeta Enigma

Related Articles