Alarmon eksperti: Të bëhet kontroll i makinave që importohen nga Korea Jugore

Alarmon eksperti: Të bëhet kontroll i makinave që importohen nga Korea Jugore

Fansat e makinave, shpejtësisë dhe estetikës së tyre nuk kursejnë asgjë për të investuar në automjetin e tyre.

Kjo madje duke ndryshuar edhe pjesët e brendshme nga ato origjinale në pajisje, të cilat shpeshherë prekin motorin, ndikojnë në shpejtësinë apo pjesë të tjera.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, i cili ua vë fajin këtyre ndryshimeve edhe për aksidentet që shkaktohen në komunikacion, i konsideron absolutisht të gabuara ndërhyrjet në pjesët e makinës.

Secili ndryshim, qoftë edhe estetik, duhet të mos prek në aerodinamikë të veturës, e lëre më ndonjë ndërhyrje në pjesët e motorit. Dedaj thotë se ka një arsye pse prodhuesi i ka vendosur ato pajisje origjinale asaj lloj veture.

Madje Dedaj thotë se çdo modifikim  i automjetit në mënyrë të pakontrolluar e ul nivelin e sigurisë në të.

Related Articles