Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Kryetari i Gjilanit ka treguar se kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Prita në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Diskutuam rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në përfundim të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet bashkëpunimi me koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Kurse, Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se Gjilani dhe Preshva çdo herë e më shumë po bashkëpunojnë.
“Dinamizimi i bashkëveprimit bilateral Preshevë-Gjilan, përfshirë ai rajonal në trekëndshin Preshevë – Gjilan – Likovë e Kumanovë, sa i përket tërheqjes së IPA fondeve të Bashkimit Evropian, ishin temat e sotme kryesore të takimit tonë”, ka deklaruar ajo./GazetaEnigma/