Albert Bunjaku emërohet trajner i Kombëtares U19 të Kosovës

Albert Bunjaku emërohet trajner i Kombëtares U19 të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar Albert Bunjakun si trajnerin e ri të Kombëtares U19.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua profesionit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane.

Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës.

Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez.

Related Articles