Albert Dabiqaj flet pas fitores ndaj FK Liepajës

Albert Dabiqaj flet pas fitores ndaj FK Liepajës

Albert Dabiqaj ishte heroi i Gjilanit, pasi shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Liepaja.

Gjilani arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj skuadrës së Letonisë, Liepaja.

Golin e vetëm dhe shumë vendimtar e shënoi Albert Dabiqaj për gjilanasit.

Pas ndeshjes ai tha se lojtarët kanë vetëbesim që mund të kualifikohen tutje.

“Ndjenjë mjaft e bukur, por ishte një ndeshje e vështirë me një ekip që ishin të mirë fizikisht. Nuk luajtëm ndeshje të bukur por me rëndësi fitorja.

Nëse luajmë me vetëbesim të plotë mund të kualifikohemi tutje. Shumica e lojtarëve e dhanë atë që pritej do të udhëtojmë me vetëbesim”, tha Dabiqaj.

Ndeshja e kthimit në mes Liepaja – Gjilan zhvillohet më 14 korrik, me fillim nga ora 16:00.

Related Articles