Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

Futbollisti i Kosovës, Albian Hajdari, është lënduar sërish dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë.

Mbrojtësi i Hoffenheimit pritej të ishte i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Beshiktashit, që zhvillohet të enjten, por gjatë stërvitjes së së martës ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Hoffenheimit, Chris Ilzer, i cili e ka cilësuar mungesën e Hajdarit si një goditje për ekipin.

23-vjeçari ishte lënduar edhe më parë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, nga ku ishte larguar për të vazhduar rehabilitimin te klubi gjerman.

Këtë sezon, Hajdari ka zhvilluar gjashtë paraqitje me Hoffenheimin, ndërsa mbetet në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, të cilat zhvillohen pas një muaji.

Related Articles