Shqipe Mehmeti-Selimi njofton për vizitën që i kanë bërë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, zyrtarë të tjerë të VV-së dhe bashkëkombas nga Maqedonia e Veriut.
Ajo shkrun se sot janë bërë tri vite që Rexhep Selimi i mungon familjes dhe kolegëve.
Ajo shkruan se ish-krerët e UÇK-së “mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë”.
Postimi i saj i plotë:
Sot bëhen tri vite që Rexha po i mungon familjes miqve kolegëve bashkpunetorëve dhe gjithë Kosovës, ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë.
Me këtë rast, falënderoj shokët bashkpunëtorët dhe bashkaktivistët të cilët, ashtu si shumë herë me parë na vizitojnë dhe na respektojn.
Në veçanti, në emrin tim dhe të familjes sonte falenderojmë Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Bogujevci, Kryetaren e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! znj. Kusari Lila, Sekretarin e LVV Rama, Deputetin Zyba dhe bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun.