Albin Kurti shkruan për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij të 79-të: Ai është i zhdukuri me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijën e tij të lartë

Albin Kurti shkruan për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij të 79-të: Ai është i zhdukuri me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijën e tij të lartë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ish-veprimtarin nga Krusha e Madhe, Ukshin Hotin, në ditëlindjen e tij të 79-të, duke thënë se ai u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë.

“Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara. Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Kurti citoi një fjali të Ukshin Hotit, marrë nga libri “Bisedë përmes hekurash”, të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Gjykuar sipas qëndrimeve dhe aktiviteteve rreth Kosovës (në vështrim të gjerë) duket sikur bëhet i dukshëm synimi i amerikanëve mbi bashkimin e Evropës përmes evropianizimit të Gjermanisë… Analogjikisht, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pa dyshim se rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”.

Për këtë dialog, Kurti tha se Ukshini është shumë i gjallë.

“Ky i zhdukur maksimal prodhon diagonale të mëdha të eksperimentit të mendimit. Por natyrisht, për të kuptuar analitikën e këtij vullneti, më duhet t’i kthehem filozofisë politike të çështjes shqiptare. Aty nuk është gjallimi prej dialogu, por gjallimi prej pune”.

“Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh”, përfundoi kryeministri.

Sot, LVV bëri zbulimin e një pllake kushtuar të rrëmbyerve dhunshëm gjatë luftës në Kosovë, në hapësirat e Oborrit të Bibliotekës Kombëtare, ku po ashtu u mbollën edhe 50 fidanë, dhe u vendosën edhe shirita të bardhë për kujtim të  mbi 1600 personave që ende vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Related Articles