Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të raportojë para deputetëve të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetës së PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.
Ajo ka thënë se Kurti para se me raportu për Zajednicën duhet me kërku falje.
Postimi i plotë:
Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra! E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!Heret a vonë, gjynahet të zënë!