Teniseri spanjoll, Carlos Alcaraz, ka mposhtur italianin numër 1 në botë, Jannik Sinner, në finalen e Roland Garros, në ndeshjen që zgjati rreth 5 orë, ku u zhvilluan plotë pesë sete.
Sinner fitoi dy setet e para, me rezultatet 6-4,7-6, por Alcaraz nuk e la me kaq, duke fituar dy setet e radhës, me po të njëjtat rezultate.
Në setin e fundit, dyshja shkuan në tie-break, ku Alcaraz fitoi bindshëm 10-2. /Gazeta Enigma