Mbrojtësi me shumë përvojë i Royal Antwerp, Toby Alderëeireld ka folur sërish për takimin e kthimit ndaj Dritës në Prishtinë.
Drita dhe Royal Antwerp do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ish-futbollisti i Tottenham Hostpur për faqen zyrtare të klubit ka thënë se pret që Drita ta sulmojë ekipin e tij para tifozëve të saj.
“Pres që Drita të sulmojë më shumë për shkak se do të jetë para publikut të saj, pastaj automatikisht do të ketë më shumë mundësi për ne”, tha Alderëeireld për faqen zyrtare të klubit.