Mbrojtësi i njohur i Royal Antwerp, Toby Alderweireld ka folur në konferencë për media një ditë para përballjes së kthimit kundër Dritës.
Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur ka thënë se ekipi belg duhet të shënojë gola në Prishtinë.
Alderweireld pohoi se ai me bashkëlojtarë duhet t’i kushtojnë vëmendje kundërsulmeve të Dritës, të cilët në jo pak raste rrezikuan seriozisht portën e belgëve në Belgjikë në takimin e parë.
“Ne duhet të luajmë të pjekur, të tregojmë cilësi, të shënojmë gola, t’i kushtojmë vëmendje kundërsulmit dhe të kalojmë. Ishte tashmë mirë në Mechelen, por ne mund të bëjmë shumë më mirë”, tha Alderëeireld në konferencë për media, njofton faqja zyrtare e klubit belg, përcjell Demokracia.com.
Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe trajneri Mark van Bommel