Presidenti i UEFA-s konfirmon vizitën në Kosovë

Presidenti i UEFA-s konfirmon vizitën në Kosovë

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin ka konfirmuar se në pranverë do ta vizitojë Kosovën.

Kështu të paktën ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës këtë të dielën.

Çeferin të dielën në shtëpinë e tij në Slloveni ka pritur në takim kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

“Numri një i futbollit evropian konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë, si dhe shumë fusha stërvitore të cilat janë financuar nga programi ‘HatTrick’ i UEFA-s. Ai gjithashtu do të inaugurojë fillimin e realizimit të projekteve në vazhdim”, ka njoftuar FFK-ja./Gazeta Enigma/

Related Articles