“Aleksandar Vuçiq ka porositur video linçuese kundër medieve të pavarura, kam prova për këtë”

“Aleksandar Vuçiq ka porositur video linçuese kundër medieve të pavarura, kam prova për këtë”

Aleksandar Vuçiq ka porositur video linçuese kundër gazetarëve dhe medieve të pavarura dhe kam prova për këtë.

Kështu tha për N1, drejtori i lajmeve në televizionin Nova S, Slobodan Georgiev, duke shtuar se Vuçiq nuk i ka redaktuar por se vetëm i ka porositur ato.

Një tjetër video është shfaqur në rrjetet sociale kundër gazetarëve të N1 dhe Nova S, si dhe medieve të tjera, në të cilën kësaj radhe thuhet se detyra e tyre është “të shkatërrojnë kulturën dhe ortodoksinë serbe”.

Duke shfaqur foto të gazetarëve dhe redaktorëve aktualë dhe të mëparshëm të N1, Nova S, Danas dhe Insider, videoja thotë se ata janë “bota e errët e medieve”.

Në video, këto medie akuzohen se janë “mishërim i propagandës anti-serbe”, ku “qëllimi i tyre i keq është të shkatërrojnë identitetin, kulturën, traditën dhe fenë serbe” dhe se “e gjithë kjo financohet me para të huaja”.

“Këtë situatë e kam pasur në vitin 2019, kur isha i vetmi akter i një vepre të tillë, është interesante që autoritetet thonë të njëjtën gjë – nuk kanë lidhje, raportohet rasti, prokuroria bën diçka dhe nuk arrijmë kurrë një rezultati”, thekson Georgiev.

Për videot që sulmojnë gazetarë që nuk janë në favor të partisë në pushtet, ai thotë se porositësi i tyre ishte presidenti serb Vuçiq.

“Ai është porositësi i atyre gjërave, nuk mendoj se e ka redaktuar, por e ka porositur. Unë kam prova për këtë. Kam pasur një rast në vitin 2015, një mori sulmesh me ‘bot’ në rrjetet sociale dhe kur ato sulme u shndërruan në kërcënim, në kuptimin ‘vrit’, më duhej të reagoja”, ka shtuar ai.

Georgiev është i bindur se autorët e videove nuk janë “qitës të lirë”.

“Jo, është pjesë e ekipit të tyre të propagandës për të shkatërruar besueshmërinë tonë. Hetimet e prokurorisë nuk mbarojnë kurrë. Pas videos në 2019, shkova për të dhënë deklarata, kështu që më transferuan në departamente të ndryshme, në fund vetëm me letër më njoftuan se hetimi kishte përfunduar”, shton gazetari serb.

Related Articles