Aleksandar Vuçiq kërcënohet me vdekje

Aleksandar Vuçiq kërcënohet me vdekje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një kërcënim me vdekje në Instagram, që është bërë shkas për t’u bërë lajm në mediat e Beogradit.

Një përdorues i kësaj platforme nga Beogradi, që është prezantuar si ish-aktor dhe tekstshkrues i këngëve, ka publikuar një video duke bërë thirrje për vrasjen e Vuçiq.

Ai ka publikuar fotografi të kosës, që sipas B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiq”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vij te dera”, është teksti i kësaj kënge.

Sipas raportimeve, menjëherë pas kërcënimit, Prokuroria në Beograd ka urdhëruar organet e sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për ta identifikuar kryesin e këtij krimi ndaj presidentit të Shtetit dhe për ta ndjekur atë.

Related Articles