Alex Ferguzon rikthehet të Mancheste Unitedi, ky është roli që do ta udhëheq

Alex Ferguzon rikthehet të Mancheste Unitedi, ky është roli që do ta udhëheq

Sir Alex Ferguson rikthehet te Manchester United. Kuptohet, ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” nuk do bëjë detyrën që e kreu me sukses për thuajse tri dekada, por në rolin e këshilltarit të bordit drejtues. Ishte këmbëngulja e shefit ekzekutiv të klubit, Richard Arnold, që e bindi legjendarin skocez të pranonte propozimin.

Arnold ka krijuar një bord ekspertësh që përfshin Ferguson, ish-CEO-n David Gill, ish-kapitenin ikonë të United, Bryan Robson ,dhe drejtorin aktual të futbollit, John Murtough, për të shfrytëzuar përvojën e tyre në të gjitha aspektet e klubit. Ky rol do t’i japë Fergusonit më shumë ndikim në “Old Trafford” që kur ai dha dorëheqjen si trajner gati një dekadë më parë.

Takimi i së martës në Carrington, që përkoi me kthimin e Cristiano Ronaldos në terrenin stërvitor të United për bisedime, kuptohet të jetë i pari në një seri takimesh të rregullta mes pesë burrave të mençur.

Edhe pse Ferguson dhe Gill kanë mbetur në bordin e futbollit të United si drejtorë joekzekutivë që nga largimi i tyre në vitin 2013, ish-shefi ekzekutiv i Manchester United, Ed Ëoodëard ka zgjedhur t’i bëjë gjërat sipas tij, pa u konsultuar me ta.

80-vjeçari Ferguson nuk mund të luajë një rol shumë aktiv në klub që pas problemit serioz që pati nga një hemorragji cerebrale rreth katër vite më parë. 

Related Articles