Ali Ahmeti: Gjykata Speciale po punon sikur Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime

Ali Ahmeti: Gjykata Speciale po punon sikur Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime

Lideri i BDI-së, ish-eprori i UÇK-së, Ali Ahmeti, ka folur para protestuesve në Prishtinë.

Ai ka thënë se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë.

“Trupi rridht më shkonte rrugës kah vija, djem e vajza, mu si në vitet kur në Kosovë ushtroheshte dhunë dhe i tërë populli organizohej kundër regjimit barbara. Shqiptarët nga të gjitha anët, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, sot vërshnonin rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, sot si një trup, jemi këtu për të kërkuar liri për lirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalur për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. Që nga viti 1994 kur filloi të komunikohej veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës përfshirë konventën e Gjenevës, të vitit 1949”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se kush i mban të mbyllur ish-krerët e UÇK-së, është kundër stabilitetit.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

“Ajo punon sikur Serbia, duke pranuar prova nga ata që kanë kryer krime”, deklaroi ai.

Related Articles