Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë, kundër asaj që konsiderohet padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ahmeti u pa në mesin e mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku ishin të pranishëm qytetarë nga e gjithë Kosova, si dhe nga diaspora, për të shprehur përkrahjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.