Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Ali Dula në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal. Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Dula për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
