Aliu e Hyseni bëjnë përurimin e rrugës Gjilan – Bujanoc

Aliu e Hyseni bëjnë përurimin e rrugës Gjilan – Bujanoc

Sot është bërë përurimi i rrugës Gjilan – Bujanoc, nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Përurimi u bë në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit.

Ministri Aliu tha se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm.

“Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim. Urime!”, shkroi Aliu në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles