Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu kësaj here ka vizituar fshatin e Përlepnicës dhe tek Kodra e Dëshmorëve.
Aliu bën të ditur se entuziazmi ishte i theksuar nga qyetetarët.
“Përlepnica e Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit na mirëpriti si çdo herë, me plot entuziazëm drejt fitores. Pas këtij tubimi, vazhduam tek Kodra e Dëshmorëve ku u mirëpritëm nga banorët e kësaj lagje për të diskutuar rreth planprogramit tonë për 4 vitet e ardhshme. Ditën e përfunduam në odën e familjes Osmani, e cila na rikonfirmoi mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, tha Aliu.