Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Ai ka thënë se që nga dita e sotme, qytetarët e Kosovës do të mund që të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
“Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa patur nevojë të shkojë në ZKK” shkruan Aliu në Facebook.
Reagimi i plotë:
Lajm shumë i rëndësishëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të reformave drejtë digjitalizimit për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës për gjurmimin e lëndëve të dorëzuara. ????????????????✅
Insistimi për zhvillime e avancime të reja me qëllim digjitalizimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët kanë sjellur këtë zhvillim të ri i cili nuk do të jetë i fundit për këtë vit.
ℹ️ Që nga dita e sotshme, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund që të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Para zhvillimit të kësaj mundësie, mënyra e vetme për informim për kërkesat e tyre ishte nëpërmjet vizitës së drejpërdrejtë në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).
Ky sistem është transparent dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët, me vetëm një klikim nga shtëpitë e tyre.
Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa patur nevojë të shkojë në ZKK.