Pamjet e publikuara ditë më parë nga testimi i dron- it kosovar “Skifteri K1”, i cili sipas prodhuesve demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e videos, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar përmes një postimi në Facebook, Ridvan Aliu, prodhues i dronëve dhe përfaqësues i kompanisë që qëndron pas projektit “Skifteri”.
“Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan. Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka theksuar se “nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë. KY ËSHTË VETËM FILLIMI! Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës. SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË”, tha Aliu.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Nga ministria po ashtu kanë bërë të ditur se janë në dijeni për publikimet e mediave dhe “dyshimet e ngritura që video e publikuar rreth performancës dhe qëllimit të targetit mund të jenë marrë nga burime të huaja dhe këtë aspekt institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore janë duke e hulumtuar rastin, vërtetësinë e videos dhe autencitetin e dronit”. të cilët kanë deklaruar se s’jemi të përfshirë në anjë mënyrë me dron-ët, as s’kemi lëshuar leje. Po e hetojmë rastin.
“Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezentuar si Skifter K1. Bazuar në njohuritë tona asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”, ka deklaruaar ai.
Nga ministria po ashtu kanë bërë të ditur se janë në dijeni për publikimet e mediave dhe “dyshimet e ngritura që video e publikuar rreth performancës dhe qëllimit të targetit mund të jenë marrë nga burime të huaja dhe këtë aspekt institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore janë duke e hulumtuar rastin, vërtetësinë e videos dhe autencitetin e dronit”.
Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar është zhvilluar një aktivitet i përbashkët në vlerësimin e individëve dhe kompanive kosovare që punojnë në inovacion dhe zhvillim të dronëve të vegjël komercial dhe atyre për përdorim të mundshëm për përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak”.
“Në atë aktivitet janë vlerësuar inovacionet e disa inovatorëve të dronëve me helika/rotorë dhe jo dronëve me krahë (fixed ëings)”.
“Vlerësimi është bërë nga ekspertët e fluturakeve pa pilot të FSK-së. Në mes të inovatorëve të vlerësuar ka qenë dhe Kompania Future Minds Academy e cila është vlerësuar me çmimin e parë për prototipin e dronit me helika ( jo të ndonjë lloj droni tjetër, pra as te dronit që është prezantuar si Skifter K1)”, përfundon përgjigja e ministrisë.
