Allegri: Juventusi duhet doemos të fitojë ndaj Malmos

Allegri: Juventusi duhet doemos të fitojë ndaj Malmos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Wojciech Szczesny dhe Matthijs de Ligt do të luajnë ndaj Malmos në Ligën e Kampionëve dhe e ka bërë të qartë se Bianconerët doemos duhet të fitojnë në Suedi.

Strategu italian kthehet në garën më të madhe evropiane me Zonjën e Vjetër dhe ndeshja hapëse di të jetë e veçantë për të.

Bianconerët e kanë nisur në mënyrën më të keqe sezonin në Serie A, prandaj duhet të fitojnë në Ligën e Kampionëve.

Duhet të fitojmë që t’i vëmë bazat e duhura dhe të përballemi me grupin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Në futboll asnjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë, ne duhet të përpiqemi që të ndodhin gjërat e duhura. Në këtë moment në ligë, nuk ka shkuar mirë, përkundër faktit se skuadra është sjellë mirë”.

“Nesër (e martë) duhet të jemi të fokusuar në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Allegri në konferencën për shtyp. 

Related Articles