Të shtunën në natën përmbledhëse të emisionit të dashurisë “Për’puthen”, u zhvillua një debat mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj, Hysenit i njohur si “Bushi”.
Biseda mes tyre degradoi duke u filluar me ofendime dhe tone të larta zëri, e që në një moment Alvisa filloi të ndihej keq pasi edhe konkurrentët e tjërë të këtij emisioni filluan ta qortonin.
Konkurrentja tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me “Bushin.
Ajo poashtu tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, e që Hyseni kishte hyrë në “Për’puthen” vetëm që t’i hakmerret asaj publikisht.
Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.
Në fotot e postuara Alvisa i shkruan atij se ai e ka tradhtuar atë, sharë, mashtruar dhe i ka bërtitur asaj të kohën.
Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.