Abedin Sogojeva, i njohur si Komandant Dini, ua kishte lënën amanet familjarëve të tij që kur të vdiste, ta varrosin në varrin e ushtarit të tij, dëshmorit Ferid Curri.
“Duhet me u mburr që i ke pas këta trima..”, në këtë mënyrë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare, po i shprehte ngushëllime familjes Curri për rënien e dy djemve në luftën e Kosovës.
Ngjarje kishte ndodhur në prill të viti 1999, në Burrel të Shqipërisë.
Atëbotë, familja Curri kishte marr lajmin se dy djemtë e tyre, Ferid e Petrit Curri, kishin rënë dëshmorë në Grabovc të Poshtëm të Fushë Kosovës.
Të pamen familja e kishte hapur në Shqipëri. Por, ku lufta mbaroi, kjo ngjarje mori një trajektore të jashtëzakonshme.
Pjesëtarët e familjes Curri kur u kthyen në Kosovën e lirë, e kuptuan se dëshmor kishte rënë njëri djalë i tyre, Feridi, ndërsa Petrit u kishte shpëtuar plagëve të rënda.
Me gjithë këtë ngjarje është shumë i familjarizuar veterani i luftës Andan Sogojeva.
Ai rrëfen se si ishte kuptuar që Petrit Curri, kishte shpëtuar nga plagët e luftës.
“Pas përfundimit të luftës, familja kur kthehen në Kosovë, e kuptojnë që njërin nga djemtë është vetëm i plagosur, behët fjalë për Petritin, i cili i shërben Policisë, dhe kur kthehen në shtëpinë e tyre në Mazgit e shohin që Petriti është i gjallë që i ka mbijetu plagëve. Mirëpo, e kuptojnë që vetëm njëri nga djemtë e tyre ka rënë dëshmor”, ka rrëfyer Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së
Babai i Adnanit, Abedin Sogojeva, i njohur si komandant Dini ishte udhëheqës i togut ku bënin pjesë vëllezërit Curri.
“Baba jem (Komandanti) dhe Feridi kanë pasur një lidhje speciale. Feriti ka qenë njëri nga ushtarët që ka qenë i pandashëm me babin, në betejën në Gllanasellë, Gradicë, në të gjitha luftimet që kanë qenë në territorin e Brigadës 114. Momenti kur ka ra Feriti ndoshta ka qenë hera e parë që ka qenë shumë i lënduem. Ka qenë një lidhje speciale dhe siç ka qenë kjo lidhje e veçantë konsideroj që edhe amaneti ka qenë i natyrshëm”, ka shtuar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.
Në varrin që tani pushon trupi i Komandant Drinit, fillimisht ishte varrosur dëshmori Ferid Curri.
Adnani ka treguar amanetin e veçantë të babit të tij.
“Babi im, njëherësh komandanti i im dhe komandanti i Feridit, gjatë vitit 2007 ka vdekur dhe një ndër amantetet e tij ka qenë: ‘Nëse vdes më varrosni në varrin e Feridit. Dhe si rrjedhojë e kemi varros aty dhe sot trupi i tij pushon në varrin ku ka qenë i varros dëshmori Ferid Curri”, ka përfunduar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.
Shtëpia e Komandat Dinit, ka shërbyer edhe si shtab i ushtarëve të UÇK-së të Grabocit të Poshtëm.
E pak me poshtë se kjo shtëpi është edhe një pllakë përkujtimore për luftën dhe rënien heroike të Ferid Currit me 15 prill të vitit 1999.