Ambasada amerikane: Data 12 qershor 1999 ishte pikë kthese

Ambasada amerikane: Data 12 qershor 1999 ishte pikë kthese

Kosova e shënon sot 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1999 pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Ambasada amerikane në Prishtinë shkroi në X se në këtë përvjetor, “ne nderojmë qëndresën e popullit të Kosovës dhe përkushtimin tonë të përbashkët për ta ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe mirëqenie”.

“Sot bëhen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. Data 12 qershor 1999 ishte pikë kthese – një moment që ua mundësoi familjeve të zhvendosura të kthehen dhe komuniteteve të fillojnë rindërtimin”, shkroi Ambasada amerikane.

Related Articles